Joseph: Ngërçi institucional është përgjegjësi e të gjithë liderëve politikë

Eksperti për Ballkanin, Edward P. Joseph ka vlerësuar se përgjegjësia për bllokadën institucionale në Kosovë u takon liderëve politikë, duke përfshirë si pozitën ashtu edhe opozitën.

Joseph tha se bllokimi fillestar nisi nga kryeministri Albin Kurti, i cili, sipas tij, kishte një mundësi të mirë për të ecur përpara, pas fitores së madhe në zgjedhjet e dhjetorit.

“Pa diskutim, liderët politikë të Kosovës janë përgjegjës. Dhe kjo përfshin disa prej tyre, jo vetëm një. Bllokimi fillestar ishte nga kryeministri Kurti. Ai pati një mundësi me fitoren e madhe, një fitore çuditërisht të madhe në dhjetor, për të ecur përpara. Për mendimin tim, si amerikan dhe si mbështetës i Kosovës dhe i hyrjes së saj në NATO” , deklaroi ai, për Ekonomia Online.

Ndërsa sa i përket ish- presidentes Vjosa Osmani, ai tha se kjo e fundit kishte ndërtuar një marrëdhënie të mirë me Washingtonin në një periudhë sfiduese për Kosovën, kur dialogu strategjik ishte pezulluar.

“Presidentja Vjosa Osmani kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me Washingtonin kur gjërat ishin shumë të vështira dhe kur dialogu strategjik ishte pezulluar” , u shpreh Joseph.

Sipas Joseph, përgjegjësia për situatën aktuale nuk bie vetëm mbi Kurtin, por edhe mbi partitë opozitare, të cilat, sipas tij, kanë kontribuar në vazhdimin e ngërçit politik.

“Pra, Kryeministri Kurti mban përgjegjësi, por ai nuk mban përgjegjësi i vetëm. Edhe opozita është përgjegjëse për këtë bllokadë të vazhdueshme. Është artificiale, plotësisht e papranueshme dhe po i sjell përfitim Serbisë, sepse Serbia më pas është në gjendje të thotë: ‘Shikoni këtë kaos’”, deklaroi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika