Jozefina Topalli merr pjesë në kuvendin e thirrur nga Sali Berisha

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, ka thënë se ky kuvend i PD-së përbën një ditë kthese për opozitën në Shqipëri

Jozefina Topalli, Ish-kryetare e parlamentit të Shqipërisë

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, do t’i bashkohet të shtunën Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha. Në një prononcim për mediat Topalli e ka konsideruar mbledhjen e kuvendit të PD-së një ditë kthese për opozitën.

“Sot është një moment kyç në të cilën PD mund të kthehet te vetja e saj dhe unë kam besim se do e bëj. Nuk jemi tërhequr, kemi thënë atë që kemi besuar.” është shprehur Topalli për Top Chanel.

E pyetur mbi një rikthim të mundshëm të saj në politikë, Topalli ka thënë se nuk ka nevojë për karrige për të thënë disa të vërteta.

“Edhe pa qenë në krye të PD, edhe pa qenë deputete, njeriu duhet të gjejë forcë për të thënë të vërtetën. Nuk është nevoja për të qenë në karrige. E rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlera. Te njerëzit e thjeshtë, te ato që kërkojnë një opozitë reale jo farsë. Sot është dita për të bërë kthesën dhe prandaj jam sot këtu ”-ka shtuar Topalli.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika