Juniku anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare “Rrjeti i Qyteteve të Forta”

Shehu ka bërë të ditur se Komuna Juniku është bërë anëtare e organizatës ndërkombëtare “Rrjeti i Qyteteve të Forta”

Qyeteti i Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka shkruar në Facebook se Komuna e Junikut më 27 korrik të vitit 2022 është bërë zyrtarisht anëtare e organizatës ndërkombëtare “Rrjeti i Qyteteve të Forta” respektivisht “Strong Cities Network”,  ndërsa ka pranuar edhe certifikatën e anëtarësimit.

Shehu ka thënë se anëtarësimi në këtë organizatë nënkupton një sukses të jashtëzakonshëm në kuptim të rritjes së potencialit dhe mundësive për bashkëpunim me qytetet e tjera anëtare në fushën e arsimit, ekonomisë, turizmit, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përfshirjes së rinisë në vendimmarrje dhe shumë fusha të tjera.

“Rrjeti i Qyteteve të Forta”

“Komuna e Junikut tani edhe zyrtarisht është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare ‘Rrjeti i Qyteteve të Forta’ respektivisht ‘Strong Cities Network’, me ç’rast është pranuar edhe certifikata e anëtarësimit” ka shkruar Shehu.

Ndërkohë, ai ka përfunduar duke thënë se anëtarësimi i Komunës së Junikut në këtë organizatën është suksesi i madhe për të, pasi rrit mundësin dhe potencialin për qytetarët e kësaj Komune.

Për këtë ka shkruar edhe organizata, e cila ka thënë “Jemi të kënaqur të mirëpresim Komunën e  Junikut në ‘Rrjetin e Qyteteve të Forta’”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika