Juristi Shkoza: Nëse Kurti e dëshiron pushtetin më shumë se Kosovën do ta themelojë Asociacionin

Juristi Armend Shkoza, ka deklaruar se nuk beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta lejojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas tij nëse e bën një gjë të tillë i bie se e dëshiron më shumë pushtetin se sa Kosovën

Armend Shkoza, jurist

Juristi Armend Shkoza, është shprehur kategorikisht kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sepse sipas tij sjellë më shumë dëme se sa të mira për shtetin e Kosovës.

Ai në Debat Plus, ka thënë se “nëse Kurti e dëshiron pushtetin më shumë se Kosovën do ta themelojë Asociacionin”.

Por, po ashtu ai ka thënë se nuk beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjë një gjë të tillë.

“Ashtu si e njoh unë Kurtin nuk do ta themelojë Asociacionin”, ka thënë ai.

Shkoza u pyet nga juristi tjetër Bardhyl Hasanpapaj, se si ka mundësi që Kosova të mos e respektoj një marrëveshje ndërkombëtare.

Atij iu kundërpërgjigj, Shkoza duke thënë se dalja nga marrëveshja ndërkombëtare lejohet nga dispozitat e Konventës së Vjenës.

“Kjo nënkupton për daljen nga një marrëveshje ndërkombëtare, po të kish qenë kështu atëherë dispozitat në konventën e Vjenës, për marrëdhëniet diplomatike nuk kishte me përmbajt dispozita që do të parashihte daljen e palës nga marrëveshja ndërkombëtare, ky është interpretim i mangët”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika