Jusuf Azemi: Thirrje presidentes Osmani që të mos e dekretojë Ligjin e pagës minimale

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, përmes një komunikate i ka bërë thirrje presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, përmes një komunikate i ka bërë thirrje presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale.

Në komunikatën për media theksohen arsyet për mosdekretim të këtij Ligji, i cili u miratua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

“1. Nuk është përfillur propozimi i KES-it gjegjësisht Neni 9 alineja 19. 2. Nuk është përfillur vendimi i komisionit te grupit parlamentar për buxhet dhe financa, i cili i ka propozuar Parlamentit të Kosovës që paga minimale për vitin 2023 të jetë 450 euro, kurse për vitin 2024 të rritet për 100 euro. 3. Paga minimale është kosto e katër anëtarëve të të punësuarit, e kjo pagë shpesh nuk e mbulon as vetë punëtorin. 4. Është paga më e ulët në rajon”, thuhet në komunikatë drejtuar mediave.

Projektligji për pagën minimale ka kaluar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, mbrëmjen e së enjtes.

Në parim, me të parashihet që paga minimale në Kosovë të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat.

Janë edhe disa shkallë derisa ky projektligj të hyjë në fuqi dhe të shndërrohet në ligj.

Deri më tani, projektligji ka kaluar disa faza të rëndësishme. Ai është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 14 qershor 2022.

Ndërsa, më 13 korrik 2023, ai është miratuar edhe në lexim të dytë në Kuvend.

Me këtë, ky ligj konsiderohet i miratuar nga Kuvendi dhe pasi nënshkruhet nga kryetari i Kuvendit, ai duhet t’i dërgohet presidentes së vendit për nënshkrim.

Kushtetuta e Kosovës i jep të drejtë presidentes që me arsyetim ta kundërshtojë dhe ta kthejë ligjin në Kuvend.

Megjithatë, për ta përmbysur veton e presidentes nevojiten që së paku 61 deputetë të votojnë për ligjin e miratuar, i cili është kthyer në Kuvend dhe ligji konsiderohet i shpallur.

Ligji hyn në fuqi përfundimisht 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës.

Edhe pas hyrjes në fuqi, secili ligj i publikuar mund të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse kjo gjykatë parasheh se është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, mund ta shpallë atë të pavlefshëm.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika