Juventusi largon nga shitja fanellën e Dybalas

Megjithëse fanellat e Federico Bernardeschit, Giorgio Chiellinit dhe Alvaro Moratas vazhdojnë të shiten, e njëjta nuk është duke ndodhur edhe për Dybalan

Paulo Dybala
Paulo Dybala

Tifozët e Juventusit kanë vërë re se fanella e Paulo Dybalas është hequr nga dyqani, ndryshe nga ato të Federico Bernardeschit, Giorgio Chiellinit dhe Alvaro Moratas.

Gjersa u kishte thënë lamtumirë me lot në sy në Allianz Juventus Stadium në ndeshjet e fundit, ish-kapiteni do të largohet si lojtar i lirë më 30 qershor.

Megjithëse këtë verë u liruan edhe Morata, Bernardeschi dhe Chiellini, fanellat e tyre mbeten në shitje në faqen zyrtare të Juventusit. Ndërsa e njëjta gjë, nuk vlen për fanellën e Dybalas.

Numri i tij 10 është hequr nga faqja dhe nuk mund të blihet më.

Ka disa arsye të ndryshme të sugjeruara për këtë trajtim, duke përfshirë idenë se numri i tij 10 do t’i dorëzohet nënshkrimit të ri të Paul Pogba kur ai të arrijë nga Manchester United.

Një tjetër pretendim është se tifozët e Juventusit ndihen të tradhtuar nga vendimi i dukshëm i Dybala për të nënshkruar me rivalët e tyre të përhershëm Interin.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika