“K.B. Golden Eagle Ylli” konfirmohet në Basketball Champions League

Kampioni i dyfishtë i Kosovës, Ylli, është konfirmuar si skuadër pjesëmarrëse për edicionin 2022/23 të Ligës së Kampionëve në Basketboll, që organizohet nën ombrellën e FIBA Europe

K.B. Golden Eagle Ylli

Përmes një njoftimi zyrtar në rrejtin social Facebook “Kosovo Basketball Federation” është bërë e ditur se kampioni i Kosovës, Ylli, është në listën e ekipeve që do të luajnë kualifikime për të arritur në fazën grupore të Basketball Champions League.

Shorti për raundin kualifikues dhe fazën grupore do të mbahet më 7 korrik, kur edhe suharekasit do të kuptojnë kundërshtarin e parë të tyre në këtë nivel të garave ndërkombëtare.

Grupi K.B. Golden Eagle Ylli Basketball Champions League

Raundet kualifikuese luhen më 21 shtator, ku 24 skuadra do të luftojnë për të arritur fazën grupore të garës. Sezoni i rregullit i BCL fillon më 4 tetor, ku 32 ekipe ndahen në tetë grupe me nga katër pjesëmarrës.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika