K.Gashi: Shumica e vrasjeve në veri kanë pasur mesazh politik

Kreshnik Gashi nga BIRN është shprehur se shumica e vrasjeve në veri kanë pasur mesazh politik. Ndërsa në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Gashi ka thënë se vrasësi i tij nuk e ka fshehur veten, sepse e ka ditë që mund të arratiset

Kreshnik Gashi nga BIRN

Kreshnik Gashi nga BIRN, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se shumica e vrasjeve në veri kanë pasur mesazh politik.

“Pse dhe si është vrarë Oliver Ivanoviq është dilemë e madhe. Por ajo që është me rëndësi është se vrasja e tij ka qenë me mesazh politik, për shkak se është zhvilluar në pikë të ditës, në vend publik, nuk është vrarë në vendet ku nuk mund të shihet”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se në këtë rast, vrasësi nuk e ka fshehur veten, sepse e ka ditë që mund të arratiset.

Vrasësi nuk e ka fshehur vetën, për shkak se ka ditë që e ka rrugën e sigurtë për t’u arratisur dhe e ka ditë që është një makineri që e mbron derisa të dalë në vend të sigurt”, ka thënë tutje Gashi.

Ai ka shtuar se kanë ndodhur edhe shumë vrasje të këtij lloji, por institucionet nuk ishin seriozisht të angazhuara për t’i zbardhur këto raste.

“Arratisja e këtyre njerëzve është bërë vetëm për shkak se janë kyçur disa policë të Kosovës, të cilët kanë arritu t’i zbulojnë këto struktura. Ne në veriun e Kosovës jemi duke e trajtur vetëm vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa i kemi mbi 20 vrasje që kanë pasur gjithmonë një mesazh politik. E kanë pasë mesazhin ose t’i frikësojnë shqiptarët të jetojnë atje, ose ta frikësojnë shtrirjen e rendit dhe ligjit ose ta mbysë opozitën që është krijuar brenda komunitetit serb”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika