“Ka dëshirë t’i shoh të vdekur veteranët”, Syla për Kurtin: Më shumë bashkëpunon me Listën Serbe

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka vendosur të mos bashkëpunojë me Qeverinë për organizimin e aktiviteteve të festimit të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Vendimi është komentuar nga nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, i cili ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë ndaj veteranëve.

Në një linjë direkte në “Debat Plus”, Syla ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk i konsideron veteranët si partnerë dhe se, sipas tij, ai ka një qasje më të afërt me Listën Serbe sesa me ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Nëse ai zotëria nuk na sheh si partner në shumë ngjarje të tjera, si partner me na ndihmë në kërkesat tona, por panterë e sheh Listën Serbe. Edhe serbet ne këtë rast. Ne mendojmë që këtë qasje si nuk fiton asgjë dhe ne i thojmë ‘jo’ atij tash dhe sa herë që kërkon me pas një bashkëpunim të tillë. Se bashkëpunimi i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë…

E di që ky (Kurti) ka dëshirë me na pa krejtve të vdekur. Sepse të vdekurit për të janë të mirë. Por, fatmirësisht ne kemi shpëtuar dhe jemi gjallë. Dhe e mbrojmë vlerën e UÇK-së”, ka thënë Syla.

Shija e redaktorit

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Të fundit nga rubrika