Ka filluar turneu Blast Premier Fall Final CS:GO në Danimarkë

Ndryshimet e fundit në video-lojën CS:GO nuk do të jenë në fuqi në ngjarjen BLAST Premier Fall në Kopenhagë

Tetë skuadra janë në garë në turneun Blast Premier Fall Final i cili po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Disa nga skuadrat më të mira të botës po garojnë në turneun Blast Premier Fall Final, ku fituesi i këtij turneu do të sigurojë pjesëmarrjen në BLAST Premier World Final 2022.

Gjatë ditës së mërkurë, në ora 13:00 kanë filluar ndeshjet, ku tetë ekipet janë të ndara në dy grupe dhe do të përballen në Royal Arena në Kopenhagë, përcjell Portali Dukagjini.

Në grupin A bëjnë pjesë FaZe, OG, Heroic dhe NIP, ndërsa në grupin B bëjnë pjesë Na’Vi, Fluxo, Liquid dhe G2.

Turneu BLAST Premier Fall Final do të zhvillohet nga data 23-27 nëntor në Kopenhagë të Danimarkës, ku tetë skuadra të ndara në dy grupe do të garojnë për një grup çmimesh rreth 425.000 dollarë. Blast Premier në platformën Twitch.

Ndeshjet e zhvilluara Live

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika