‘Ka me t’masakru me gjithë familje’ – Kërcënoi deputeten e PDK-së, i akuzuari pranon fajësinë

Në një gjykim në mungesë, të akuzuari Afrim Bajrami, i cili dyshohet për kanosjen e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi përmes rrjetit social “Facebook”, është dënuar me 30 ditë burgim efektiv. I akuzuari është akuzuar për dërgimin e mesazheve kërcënuese me jetë ndaj deputetes, Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi

Është mbajtur gjykimi në mungesë të të akuzuarit Afrim Bajrami, i cili akuzohet se kanosi deputeten e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi.

I akuzuari dyshohet se përmes rrjetit social “Facebook”, kishte kanosur deputeten e PDK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i kishte shkruar deputetes mesazhe kërcënuese me jetë.

“…sa te vije ne pushim… edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës, ka met masakrue me gjithë familje” – janë disa prej fjalëve, të cilat i akuzuari ia kishte shkruar deputetes Ariana Musliu Shoshi.

I akuzuari Afrim Bajrami nuk ka marrë pjesë në gjykimin për veprimet që i kishte ndërmarrë me 2 maj të këtij viti. Ai u përfaqësua nga avokati i tij, Avdyl Hyseni.

Në gjykatë nuk ishte as deputetja Ariana Musliu Shoshi.

Gjykata njoftoi palët se ka njoftuar palën e akuzuar lidhur me seancën e cila do të mbahet sot, por që i njëjti përsëri nuk prezantoi në seancë, duke dhënë pëlqimin e tij përmes avokatit që gjykimi për të, të vazhdojë në mungesë.

Kjo çështje është duke u gjykuar nga gjykatësi Sabit Sadikaj.

Avokati i të akuzuarit deklaroi në gjykatë se qëndron në tërësi pranë deklarimeve të dhëna në seancën fillestare të datës 29.07.2023, kur i akuzuari kishte pranuar fajësinë.

Prapa deklarimeve të dhëna në atë seancë u deklarua edhe prokurori i shtetit, Eset Rama, por kishte kundërshtime vetëm sa i përket lartësisë së dënimit, duke kërkuar ashpërsim të dënimit.

Gjykata ka aprovuar kërkesën e avokatit për pranimin e fajësisë nga klienti i tij.

I akuzuari Afrim Bajrami ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 30 ditë burgim efektiv.

Prokurori i shtetit, Eset Rama, kishte parashtruar ankesë mbi bazën se vendimi i shkallës së parë përfshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi nuk ishte përpiluar në përputhje të plotë më ligjin, si dhe ankesa ishte paraqitur lidhur me lartësinë e dënimit.

Në këto rrethana prokurori kishte kërkuar që rasti të kthehet në rigjykim ose aktgjykimin e shkallës së parë ta ndryshojë dhe të ashpërsojë dënimin.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit kishte kërkuar që të zbutet dënimi, nga burgimi efektiv në dënim me gjobë.

Sipas vendimit të apelit të datës 12 shtatorit të këtij viti, është aprovuar ankesa e Prokurorisë sa i përket përpilimit të aktgjykimit nga gjykata e shkallës së parë, pasi Bajrami ishte i akuzuar për kanosje, kurse në aktgjykimin e Themelores i njëjti është dënuar edhe për veprën penale të dhunës në familje, duke u tejkaluar akuza e prokurori.

Gjykata e shkallës së dytë rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Kolegji i Apelit përbëhej nga Abdullah Ahmeti, kryetar, Zyhdi Hazri dhe Skender Çoçaj, anëtarë.

Sipas aktakuzës, Afrim Bunjaku më 2 maj të këtij viti rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “Facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit, e ka kërcënuar seriozisht deputeten Ariana Musliu Shoshi.

“…sa te vijë në pushim… edhe dy muj i ke jetë, midis Prishtinës ka met masakrue me gjithë familje 100 përqin kam met pre për sh*** ç*** ata allah ta q*** që të ka martue shko bone ADN-në, e gjon babën q***që të ka pjell ta q*** tokën e nanës që të man ty se qifit yt ni million q*** i qet oj shpiune, shpiune serbo-ruse Allahu të kallt në familje tonë ku të dhem më së shumti mori pro***kralave si ti nuk je votue vorin e nonës ta q*** me pas pak ftyrë nuk ban kështu, 16 mijë i vrau sh*** e t ii përkrah hec cpër serbi… ”.

Sipas Prokurorisë, te dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika