Vdes Xhevdet Peci, legjenda e boksit në Kosovë
Ka ndërruar jetë boksieri Xhevdet Peci, një prej boksierëve më të mëdhenj që kishte Kosova. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli. Ai, kohët e fundit ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Xhevdet Peci ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, ku […]
Ka ndërruar jetë boksieri Xhevdet Peci, një prej boksierëve më të mëdhenj që kishte Kosova. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.
Ai, kohët e fundit ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Xhevdet Peci ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, ku së bashku me Prishtinën kishte fituar disa tituj të ish-Jugosllavisë. Ai, po ashtu, kishte pasur edhe suksese të mëdha individuale.
Xhevdet Peci ka lindur në Zhazhë të Mitrovicës, më 17 prill të vitit 1955, ndërsa karrierën si boksier e kishte nisur te klubi Akumulatori në Mitrovicë.
Pas talentit të shfaqur, ai ka kaluar te Prishtina, së bashku me Lah Nimanin, trajnerin e mirënjohur. Aty u bë njëri prej boksierëve më të dashur nga publiku.
Me boks filloi të merrej në moshën 16-vjeçare në klubin e boksit “Akumulatori” në Mitrovicës.

Talenti i tij, goditja e fortë e këtij fenomeni, e bëri një boksier të peshave të rënda që s’e kishte Kosova deri atëherë.
Me të punonte trajneri legjendar Lah Nimani, i cili parashikoi një të ardhme të ndritshme të Pecit.
Publiku ishte i pasionuar me talentin e tij, atë filluan ta thërrasin “KNOCK OUT” artist, sepse të rrallë ishin ata që i qëndronin Pecit më shumë se një raund.
Xhevdet Peci, që nga viti 1975 deri 1983, arriti t’i fitojë pesë tituj në konkurrencën ekipore dhe katër tituj në konkurrencën individuale në ish-Jugosllavi. Po në këto vite Peci arriti të fitojë edhe dy kampionate Ballkanike.
Peci, për pesë vjet me radhë ishte boksieri që nuk kishte humbur asnjë match.
Rekordet e Xhevdet Pecit:
(1975 – 1983) – Katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën individuale
(1975 – 1983) – Pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencen ekipore
(1978) – Kampion Ballkanik
(1981) – Kampion Ballkanik për herë të dytë
(1999 – deri me sot ) – kryetar e këshilit profesional së federatës boksit të Kosovës
(2000) – Qyteti i Mitrovicës e zgjedh sportistin e shekullit















