“Ka pasur indikacione për devijime, por jo dëshmi”, Vokrri për nënkryetaren e Leposaviqit që dyshohet se konsumonte kokainë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka folur për pamjet e publikuara në media, ku shihej nënkryetarja (tashmë e shkarkuar) e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, të konsumonte kokainë në ambientet e komunës.

Vokrri ka thënë se kanë pasur indikacione për devijime, por se nuk kanë pasur dëshmi për këtë.

“Ajo çka kemi parë është shqetësuese. Ka pasur nga pak indikacione se mund të ketë devijime të tilla, por dëshmi nuk kemi pasë. Unë nuk kam qenë i kënaqur me mbajtjen e pozitës që e ka pasur nënkryetarja. Kam menduar që mundet me pasë zgjedhje më të mira. Reputacioni i saj nuk është përfaqësues të qytetarëve të Leposaviqit e as për institucionet e Kosovës. Nënkryetarja e ardhshme do të jetë më e denjë për atë pozitë.

E dënoj dhe organet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e tyre dhe nuk përfundon gjithçka me shkarkimin e saj. Duhet me i shiku pasojat eventuale, që janë si rezultat i qëndrimit të saj në atë pozitë”, ka thënë Vokrri në një prononcim në “Debat Plus”.

Kujtojmë se për 9 ditë Vokrri ka qëndruar i “izoluar”, së bashku me Lulzim Hetemin, kryetarin e Leposaviqit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika