Ka perfunduar edicioni i pestë i turneut Tennis Europe Peja Open 2023

Ka perfunduar edicioni i pestë i turneut Tennis Europe Peja Open 2023, ku morën pjesë 38 tenistë dhe teniste nga 12 shtete evropiane

38 tenistë dhe teniste nga 12 shtete evropiane ishin pjesëmarrës në turneun evropian Peja Open 2023 i cili u organizua në qendren sportive “Arben Zeka” në Brestovikë të Pejës.

Në konkurencen individuale te vajzat fituese doli Zeliha Nil Cukurluoglu nga Turqia e cila në finale ishte më e mirë se bashkëkombësja e saj Duru Arslan.

Tek meshkujt i pari në turne doli Pavle Stojiljkovic i cili në finale mposhti Ilija Ilic.

Në konkurencën e çifteve te vajzat triumfuan dyshja kosovaro/turke Learta Muharremi – Zeliha Nil Cukurluoglu të cilat në meçin final ishin më të mira se dyshja Nina Thaçi-Duru Arslan.

Te meshkujt në dyshe triumfuan Pavle Stojilkovic dhe Ilija Ilic të cilët pas një meçi maratonik mposhten dyshen greko/çeke Alexandros Avgeris – Marek Smejcky.

Ky turne u organizua nga Klubi i Tenisit Peja në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe Federatën e Tenisit të Kosovës.

Që nga e hëna po në qendren sportive “Arben Zeka” në Pejë nis turneu tjetër ndërkombëtar ITF J30 Peja Open.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika