Ka përfunduar me sukses edicioni i 4-të i “Peja Rock Climbing Festival” i organizuar nga Marimangat e Pejes: Peja destinacion i ri për ngjitje në Evropë!

Ka përfunduar me sukses edicioni i 4-të i festivalit ndërkombëtar “Peja Rock Climbing Festival” i organizuar nga Marimangat e Pejes, i cili për 10 ditë me radhë e ktheu Pejën-Grykën e Rugovës në kryeqendrën e adrenalinës dhe ngjitjes sportive.

Nga data 4 deri më 13 shtator, 20 ekspertë të ngjitjes nga 8 shtete të ndryshme të botës u bënë bashkë për të realizuar një projekt madhor që e pozicionon Pejën si destinacionin më të ri dhe më unik të ngjitjes në Evropë.

Pjesëmarrësit punuan me pasion dhe entuziazëm në hapjen e vijave të reja të ngjitjes, si dhe vlerësuan, përmirësuan dhe zëvendësuan pajisjet në vijat ekzistuese sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Për të gjith vijat e ngjitjes janë punuar hartat, janë përcaktuar vështirësit dhe gjatësia e tyre.

Nol Krasniqi, kryetar i shoqatës “Marimangat e Pejës”, vlerësoi lart vullnetin e pjesëmarrësve:

“Kjo ishte një punë me shumë vullnet dhe dëshira për ta zhvilluar këtë destinacion vërehej në fytyrat e të gjithë pjesëmarrësve. Dua t’i falënderoj të gjithë që pa hezitim erdhën dhe së bashku, me një profesionalizëm të lartë, e zhvilluam këtë destinacion të ngjitjes.”. Jemi të lumtur që në këtë punë kemi pasur përkrah Sllovenët, Gjermanet, Zvicëranet, Italianët që shquhen për bjeshkët dhe ngjitjen.

Si rezultat i këtij festivali, Peja tani ofron 9 zona të ngjitjes me rreth 80 vija të gatshme, të cilat përfshijnë nivele të ndryshme vështirësie – nga 5b për fillestarët deri në 7c+ për profesionistët.

Për rëndësinë turistike të këtij projekti foli edhe Virtyt Morina, anëtar i shoqatës “Marimangat”, i cili theksoi se ky festival do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonominë lokale:

“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur të realizojmë këtë punë përmes festivalit. Tani kemi një ofertë që i ndihmon turizmit të Pejës duke e diversifikuar atë dhe duke ndikuar që të kemi edhe një treg të ri te turistëve si dhe  turistët të qëndrojnë për një kohë më të gjatë këtu. Janë krijuar vija si për fillestarë ashtu edhe për profesionistë, duke aplikuar standarde ndërkombëtare që e bëjnë Pejen një destinacion unik.”

Me këtë zhvillim të festivalit, Destinacioni i Pejës ka hap dyert për të gjithë adhuruesit e natyrës dhe ngjitjes në shkëmbinjë nga mbarë bota, duke shënuar një hap të ri për turizmin e aventurës në Pejë/Kosovë.

Përtej sportit, festivali përcolli edhe mesazhe të forta për mbrojtjen e natyrës. Gjatë ditëve të aktivitetit u organizuan aksione për pastrimin dhe grumbullimin e mbeturinave në zonat e ngjitjes.

Dita e fundit e festivalit iu dedikua tërësisht fëmijëve dhe edukimit. Shumë prej tyre provuan për herë të parë ndjenjën e ngjitjes në shkëmb, duke kaluar një të diel plot argëtim dhe aktivitete në natyrë së bashku me familjet e tyre.

Ndërkoh gjatë kësaj ngjarje janë zhvilluar edhe shumë diskutime me ekspertët e ngjitjes dhe edicioni i 5t i festivalit që do të realizohet në vitin 2027 pritet të ketë edhe më shumë dinamikë dhe aktivitete.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika