Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Greqisë 0:0
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat zero me zero në duelin në mes Kosovës dhe Greqisë, me poshtë i kemi ndarë disa nga sekuencat më të rëndësishme të lojës. Tjetër situatë e rrezikshme në minutën 37-të, por në krye të detyrës qe sërish Rrahmani. Duel tjetër i fituar nga Rrahmani në minutën 30-të, ndërkohë që […]
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat zero me zero në duelin në mes Kosovës dhe Greqisë, me poshtë i kemi ndarë disa nga sekuencat më të rëndësishme të lojës.
Tjetër situatë e rrezikshme në minutën 37-të, por në krye të detyrës qe sërish Rrahmani.
Duel tjetër i fituar nga Rrahmani në minutën 30-të, ndërkohë që vazhdon të ruhet e paprekur porta e Kosovës.

Edhe në minutën e 28-të fati qe në anën e Muric, pasi goditja e kapitenit të Greqisë përfundoi jashtë.
Në fushë pati edhe provokime nga ana e tifozëve Helenas ndaj Dardanëve
Tifozët grekë kanë gjuajtur me gurë Dardanët që ua kthyen në të njëjtën mënyrë.
Fillimisht, grekët i kishin provokuar me një flamur ku shfaqej harta e Kosovës me flamur të Serbisë.
I pakalueshëm qe Rrahmani i cili nuk lejoi të rrezikohet porta jonë në minutën e 22-të.
Në minutën e 18 ekipi kundërshtar rrezikoi portën e Kosovës, po që kjo e fundit arriti t’i rezistojë golit.
Rashica në minutën e 18-të nxori një top fantastik në fazën e sulmit, mirëpo portieri kundërshtar e kishte devijuar.
Tjetër situatë e rrezikshme në minutën e 15-të, por Aro Muric bëri një pritje të mrekullueshme.
Në minutën 12-të Grekët rrezikuan portën gjatë gjithë kohës, derisa po ndërtonin aksione kundrejt portës së Aro Muric.
Edhe minuat e katërt ishte e qetë me skuadrën vendase që po e imponon ritmin e lojës.















