“Ka qenë kërkesa e tij që guri të largohet, se tha po doni me ndërtu kishë aty”, nipi i Nënës Pashkë flet për heqjen e gurit përkujtimor

Nëna Pashkë dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë

“Ka qenë kërkesa e tij që guri të largohet, se tha po doni me ndërtu kishë aty”, nipi i Nënës Pashkë flet për heqjen  gurit përkujtimor

Guri përkujtimor i Pashkë Markut, e njohur si “Nëna Pashkë” një simbol i një tragjedie kombëtar është hequr nga vendi ku ishte vendosur në Korenicë të Gjakovës. Ky gur ishte vendosur në një arë të Korenicës, për të kujtuar vuajtjen e një nëne shqiptare dhe popullit të Kosovës, por ndodhitë e saj që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë.

Për këtë në “FIVE” në RTV Dukagjini ka folur nipi i Nënës Pashkë, Liridon Marku, i cili ka thënë se pronari i tokës ku ka qenë guri përkujtimor ka kërkuar që të hiqet nën arsyetimin se familjarët e Nënës Pashkë po dëshirojnë të ndërtojnë një kishë aty.

“Ka qenë kërkesë e tij që ai guri të larohet se ju doni maru një kishë aty. Ai guri është vendos me lejen e zotit Bala në vitin 2004 dhe nuk është vendosur as edhe një shkronjë dhe guri më shumë më”, thënë Marku.

Për këtë gjatë ditës së premte ka regjur edhe publicisti dhe shkrimtari, Ag Apolloni, icili ka hënë dyshime se heqja e këtij guri është bërë për arsye fetare, sepse pronari është frikësuar se aty mund të ngrihet një kishë, pavarësisht se familja e Pashkës e ka siguruar që nuk do të ngrihet asnjë kishë aty.

“Nëna Pashkë është simbol i Kosovës, prandaj heqja e atij guri është një gjest i pamenduar i pronarit. Lus Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës ta mbrojnë këtë simbol, duke e kthyer gurin aty ku ka qenë, në atë arë të Korenicës (Gjakovë)”, ka shkruar Apolloni në Facebook.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika