Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton B. Carter, ka ndërruar jetë, të hënën, në moshën 68-vjeçare, në shtëpinë e tij në Boston.

Carter ka vdekur pasi kishte disa probleme kardiologjike, më saktësisht ka pësuar një atak në zemër, kështu ka njoftuar familja e tij të martën, shkruan The New York Times.

Carter ka shërbyer në administratën e Barack Obamas, gjatë dy viteve të mandatit të Obamës, dhe ka ndihmuar në përgatitjen e strategjive ushtarake.

Ai ka punuar për hapjen e ushtrisë ndaj grave dhe anëtarëve të shërbimit transgjinor.

Carter është vlerësuar për aftësitë e tij në teknologjinë dhe politikën ushtarake, kishte dhënë mësim në Harvard dhe kishte drejtuar Qendrën për Shkencën dhe Çështjet Ndërkombëtare në Shkollën e Qeverisë John Kennedy. Njashtu, kishte punuar për t’i ndihmuar shtetet postsovjetike në sigurimin e rezervave të armëve bërthamore.