Kabashi: Ka ende kohë për zgjedhjen e presidentit, vendimtare mbetet vullneti politik

Ditar Kabashi, ligjërues i së drejtës kushtetuese, ka folur në FIVE në RTV Dukagjini rreth situatës politike në vend.

Ai është shprehur se 24 orë është afat shumë i gjatë për politikën, derisa vendit i kanë mbetur edhe tetë ditë për ta zgjidhur presidentin e ri.

“Meqë e kemi edhe një javë kohë për zgjedhjen e presidentit, nëse ekziston vullneti politik, nuk ka asnjë arsye që prej sot ne të konstatojmë se nuk ka gjasa të zgjidhet presidenti brenda këtij afati të cilin e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj të datës 25 mars”.

Sipas Kabashit, subjektet politike duhet të mblidhen dhe nuk duhet të konsiderohet se gjithçka ka marrë fund sa i përket mundësisë për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje.

“Përderisa ka rrugë juridike për zgjidhjen e kësaj, nevojitet vetëm edhe një vullnet politik dhe gjithçka rregullohet”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika