Kabashi: Përgjegjësinë për presidentin ia dha vetes lidershipi i LDK-së për kalkulime personale

Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet debati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke thënë se përgjegjësia për gjetjen e kreut të shtetit është bartur te Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas Kabashit, këtë përgjegjësi ia ka ngarkuar vetes lidershipi aktual i LDK-së, për shkak të kalkulimeve politike dhe garës së brendshme në parti.

“Ne po e bëjmë debatin në kontekstin sikur LDK-ja përgjegjësinë me gjetë presidentin. Ia kanë dhënë vetvetes (këtë përgjegjësi) lidershipi aktual për kalkulime personale të ambicieve të brendshme dhe garës së brendshme në parti. Kjo situatë ka filluar në viti 2020, kur është ndarë LDK=ja. Është ndarë, Vjosa Osmani me një pjesë të njerëzve dhe me një pjesë të elektoratit ka shkuar kah LVV. Prej atij momenti LDK-ja nuk ka arritë të bashkohet dhe të marrë vetën…

Dhe kjo është arsyeja pse jemi në këtë pikë, ku flasim se sikur LDK-ja e ka përgjegjësinë për ta zgjedhur presidentin, kur janë edhe dy parti tjera më të mëdha…”, ka thënë Kabashi.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika