Kabashi uron qytetarët për Kurban Bajram: Paqe, shpresë dhe ditë më të mira për të gjithë

Festim Kabashi ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e Festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazh shprese, besimi dhe solidariteti.

Kabashi tha se kjo festë duhet të shërbejë si kujtesë se edhe në kohë të vështira, njerëzit gjithmonë gjejnë forcë për të ecur përpara.

“Le të jetë kjo festë një kujtesë që, edhe në kohë të vështira, njerëzit e mirë gjithmonë gjejnë arsye me besu, me punu dhe me ecë përpara”, ka thënë ai.

Ai uroi që Bajrami të sjellë qetësi në familje, energji për sfida të reja dhe më shumë shpresë për ditë më të mira për të gjithë qytetarët.

“Uroj që Bajrami t’ju sjellë qetësi në familje, energji për sfida të reja dhe më shumë shpresë për ditë më të mira për secilin prej nesh. Gëzuar Festën e Bajramit!”, thuhet në urimin e Festim Kabashit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika