Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses stërvitjen “Qielli i Shqiponjave 2026”

Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, të koduar “Qielli i Shqiponjave 2026”.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët realizuan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke vënë në zbatim në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.

Vlerësimi praktik përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, zbatimin e drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive si dhe vendimmarrjen në kushte dinamike.

Sipas FSK-së, ky aktivitet shërbeu për forcimin e aftësive udhëheqëse, disiplinës dhe frymës ekipore të kadetëve, duke dëshmuar përgatitjen e tyre për sfidat operative dhe profesionale në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika