Kadeti nga Kosova diplomon në Akademinë Ushtarake West Point në SHBA
Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Arlind Sadiku, ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë, “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e FSK-së, e cila ka vlerësuar këtë arritje si një sukses jo vetëm personal për Sadikun, por edhe për […]
Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Arlind Sadiku, ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë, “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e FSK-së, e cila ka vlerësuar këtë arritje si një sukses jo vetëm personal për Sadikun, por edhe për institucionin që përfaqëson.
Në ceremoninë madhështore të diplomimit morën pjesë kadetë nga e gjithë bota demokratike, si dhe figura të larta shtetërore, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump.
Ai iu drejtua të diplomuarve me një fjalim motivues, duke theksuar rëndësinë e edukimit ushtarak në akademi si dhe përgjegjësitë që i presin në rrugëtimin e tyre drejt lidershipit ushtarak.
Kadet Sadiku do të vazhdoi punën e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së, me standardet më të larta të vendeve partnere dhe duke shpërndarë njohuritë e fituara tek pjesëtarët e FSK-së.















