Kadiu: Mbledhja e Komisionit s’u mbajt sepse s’pati kuorum, jo sepse mungoi Bislimi

Me anë të një postimi në Facebook, Kadiu deklaroi se arsyeja e mos-shkuarjes së Bislimit në mbledhje ishte mungesa e kuorumit. i ka theksuar se nuk ka pasur asnjë refuzim nga ana e zëvëndëskryeministrit Bislimi për të raportuar në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu
Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu

Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka deklaruar se mbledhja e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian nuk është mbajtur si shkak i mungesës së kuorumit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kadiu deklaroi se kjo ishte edhe arsyeja e mosshkuarjes së Bislimit në mbledhje.

“Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë refuzim nga ana e zëvendëskryeministrit Bislimi për të raportuar në komisionin e lartcekur.

Ndonëse nuk ishte prezent fizikisht në të, në dhomën e komisionit Bislimi u shfaq me anë të fotove.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u vendosën foto të momentit të përleshjes në Kuvend, përkatësisht momenti kur Bislimi goditi me shishe.

Nga vetë PDK-ja, deputetja Deliu-Kodra e ka konsideruar si një ikje nga opozita mosshkuarjen e Bislimit në mbledhje.

Njësoj e cilësoi edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Kjo e fundit deklaroi se Bislimi po i ikën obligimit të tij të detyrës.

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar nga deputetët e opozitës.

Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

Në këtë kohë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa kuvendi shkon në pauzë për 30 minuta.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika