Kadri Veseli e paditë deputetin e VV-së për shpifje

Kadri Veseli ka paditur për shpifje deputetin e Vetëvendosjes, Visar Korenicën

Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari i Kosovës

Përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Faton Fetahu, në emër të Veselit e ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjë, Visar Korenicën për shpifje.

Sipas Fetahut, Korenica në muajin mars, në një deklaratë për një media online në Kosovë kishte përmendur Veselin duke thënë se “kishte ndikuar në një projekt në Administratën Tatimore të Kosovës”.

“Deputeti Korenica këtë deklaratë e kishte dhënë për portalin “Indeksonline” dhe artikulli ishte publikuar me titull: “ATK-ja ‘akshom Pazar’ me pozita, avancohen punëtorët që dëmtuan buxhetin,” shkruan Fetahu.

Fetahu ka thënë në një postim në Facebook, se i kanë dhënë rast deputetit Korenica “përmirësimin e shprehjes shpifëse”, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Fetahu ka shtuar se “Si rezultat, në cilësi të avokatit të z. Kadri Veseli, kam depozituar padinë për shpifje kundër këtij deputeti, i cili në cilësinë e të paditurit do të ketë barrën e provave për të dëshmuar vërtetësinë e deklaratës së tij.”

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika