Kadrijaj: 26 korriku është shumë afër, Kurti ka shansin e fundit për konstituimin e Kuvendit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për bllokim të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe mungesë transparence në negociata. “Me gjasë, nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit”, ka deklaruar Kadrijaj para mediave, vetëm pesë ditë para skadimit të afatit kushtetues […]
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për bllokim të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe mungesë transparence në negociata.
“Me gjasë, nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit”, ka deklaruar Kadrijaj para mediave, vetëm pesë ditë para skadimit të afatit kushtetues për formimin e institucioneve të reja.
Ajo ka thënë se nuk kanë pasur asnjë informacion për takimin ndërmjet Kurtit dhe Fatmir Limajt, për të cilin është raportuar, duke shtuar se ende nuk dihet cili është qëllimi apo kërkesat konkrete nga palët.
“S’kemi pasur informata. Mesa dukej, sipas raportimeve, janë takuar për t’u mos u dakorduar. Nuk po e shoh se ku është qëllimi, çka janë kërkesat e zotit Limaj dhe zotit Kurti. Mbetet të shihet në vazhdim”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo ka paralajmëruar se afati kohor po shkon drejt fundit dhe se, sipas saj, Kurti ka në dorë shansin e fundit për të mundësuar konstituimin e Kuvendit.
“Afati po afrohet, 26 korriku është shumë afër dhe zoti Kurti e ka shansin e fundit për konstituimin e Kuvendit”, ka theksuar deputetja e AAK-së.















