Kadrijaj: Dialogu nuk është çështje vetëm e Kurtit, bëhet fjalë për të ardhmen e Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Time Kadrijaj, ka folur për qëndrimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ndaj Qeverisë Kurti 2, ku ka thënë se Kosova është një fazë shumë delikate edhe sipas saj fokusi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimet Evropian është […]
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Time Kadrijaj, ka folur për qëndrimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ndaj Qeverisë Kurti 2, ku ka thënë se Kosova është një fazë shumë delikate edhe sipas saj fokusi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimet Evropian është që të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Kadrijajt thirrjet e AAK-së ndaj Qeverisë është që të fokusohet në marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe të shmangen nga skandalet.
“Kërkesa e AAK-së ka qenë që të mos ketë dialog teknik por vetëm politike, që nëpërmjet tij të arrihet një marrëveshje finale ndërmjet dy vendeve, normalisht edhe me ndihmën e aleatëve tanë”, ka deklaruar Ajo.
Më tej ajo ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit, e gjithë opozita i ka dhënë përkrahje.
“Dialogu nuk është çështje vetëm e kryeministrit Kurti, sepse nuk e prek vetëm Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje por është një çështje që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës”, ka deklaruar Kadrijaj.
Ndërkohë ajo ka e akuzuar Kurti që sipas saj nga veprimet e një anshëm të Qeverisë Kurti 2, veriu i vendi ka një gjendje të tensionuar si pasojë e këtyre veprimeve.















