Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj, ka konfirmuar se partia e saj ka refuzuar sërish propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që seancat konstituive të mbahen një herë në javë.

Me ironi, ajo ka shtuar se kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, tashmë mund të propozohet për “çmimin Nobel të dështimeve”.

Kadrijaj ka theksuar gjithashtu se AAK ka përgatitur komentet për Gjykatën Kushtetuese, ku është dërguar çështja e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

“Sot është afati i fundit për dorëzimin e komenteve. Kemi hartuar disa argumente e arsyetime se pse kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet nga Kushtetuesja”, ka theksuar ajo.