Kadrijaj kritikon Kurtin: Ka ardhur në pushtet me rrena, s’po ia han kush më foret
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e thënë se ka mashtruar dhe manipuluar gjatë periudhës së tij në pushtet. Kadrijaj tha se Kurti ka arritur në pushtet duke përdorur “rrena”, duke shtuar se tani, në fund të mandatit, ai vazhdon të mbajë të njëjtën linjë gënjeshtrash. “Besoj që nga këto […]
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e thënë se ka mashtruar dhe manipuluar gjatë periudhës së tij në pushtet.
Kadrijaj tha se Kurti ka arritur në pushtet duke përdorur “rrena”, duke shtuar se tani, në fund të mandatit, ai vazhdon të mbajë të njëjtën linjë gënjeshtrash.
“Besoj që nga këto ekspoze që i bën partia në pushtet, edhe Albin Kurti, shumica prej juve që nuk kanë shtetësi kosovare do të lakmojnë me u kthu në Kosovë, edhe me jetu, prej .mrekullive’ që ka bërë kjo Qeveri. Albin Kurti prej Valdimirt ka ardhur në pushtet me rrena. Dhe tash në fund të mandatit po vazhdon me ne rrejt prapë” Po s’i han kush këto fore e rrena tuaja”.
Në fjalimin e saj në Kuvend, Kadrijaj ka theksuar se qytetarët janë të lodhur nga gënjeshtrat dhe premtimet e pa mbajtura të Kurtit dhe qeverisë së tij, duke përmendur edhe ministrat e tij, të cilët, sipas saj, po bëjnë shumë mashtrime.
“Këta ministrat e juaj aq shumë po rrejnë , iu ka bë hunda si ‘pinokios’, prej rrenave e mashtrimeve të shumta. Tha Albin Kurti për herë të parë qeveria katër vjeçare, edhe që po e prezantoj buxhetin për të katrën herë më ardh. Është e vërtetë. Por kur u ballafaqove me problemet e kur e pate punë ngushtë, na pate lut krejt partive politike më të rrëzu se ngushtë . Po kemi dashtë më të lënë e më u thellu kështu, e më të dal krejt hajnitë e dallaveret sikurse janë duke të dal”, ka thënë Kadrijaj.















