Kadrijaj: S’kemi ndikim te Adem Hoxha e Duda Balje, i kanë qëndrimet e veta
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se si parti nuk kanë ndikim te deputetët joshumicë që kanë vendosur të mos e përkrahin propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për emër të kryeparlamentarit. Para se të hynte në sallën ku mbahet seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit, Kadrijaj para mediave ka thënë […]
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se si parti nuk kanë ndikim te deputetët joshumicë që kanë vendosur të mos e përkrahin propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për emër të kryeparlamentarit.
Para se të hynte në sallën ku mbahet seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit, Kadrijaj para mediave ka thënë se sikurse Adem Hoxha, edhe Duda Balje i kanë bërë të qarta arsyet pse mbajnë këtë qëndrim.
“Si Aleancë kemi dhënë alternativa, kemi dhënë emra të Lëvizjes Vetëvendosje që do t’i votonim. Për t’i bindur – ka pasur edhe te Duda Balje, sepse janë deklaruar vetë se kanë aktivizuar miqtë nga VLEN-i, sepse edhe këta iu kanë ndihmuar që të vijnë në pushtet. Nuk kemi ndikim as te Adem Hoxha, por as te Duda Balje, këta janë deputetë, i kanë qëndrimet e veta, e dinë vetë pse nuk duan të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe i keni parë vetë deklaratat e tyre që kanë qenë të qarta”, ka thënë ajo.















