Kadrijaj: Vetëvendosje po e bllokon me qëllim konstituimin e Kuvendit
Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës po bëhet me qëllim nga Lëvizja Vetëvendosje. Në një prononcim për mediat, Kadrijaj është shprehur e zhgënjyer me faktin se tashmë për herë të 35-të po dështon zgjedhja e kryetares së Kuvendit, ndërsa mungon përpjekja reale […]
Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës po bëhet me qëllim nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një prononcim për mediat, Kadrijaj është shprehur e zhgënjyer me faktin se tashmë për herë të 35-të po dështon zgjedhja e kryetares së Kuvendit, ndërsa mungon përpjekja reale nga partia e parë për të siguruar shumicën e nevojshme.
“Sinqerisht më vjen keq që jemi në përpjekjen e 35-të për zgjedhjen e kryeparlamentares, dhe nuk po shohim asnjë angazhim të Vetëvendosjes për të siguruar 61 votat”.
”Po ndodh një abuzim i së drejtës që Gjykata Kushtetuese i ka njohur partisë së parë për të propozuar kandidatin apo kandidaten për këtë pozitë. Ne e kemi pranuar këtë të drejtë, por nuk mund të pranojmë abuzimin që po bëhet në emër të saj”, deklaroi Kadrijaj.















