Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sabotim të qëllimshëm të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Sipas saj, në vend se të vazhdohej me votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, seanca u ndërpre pa arsye të ligjshme.

“Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, veproi jashtë rregullave. Kjo u bë sepse Vetëvendosje nuk i ka votat as për kryetarin e Kuvendit, e as për Qeverinë”, ka deklaruar Kadrijaj, duke theksuar se ky është një sabotim i qëllimshëm për të shtyrë formimin e institucioneve.