Kajtazi: Do të shkoja në Hagë në vend të Jakup Krasniqit

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Vehbi Kajtazi ka treguar se beson në pafajësinë e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, por edhe të akuzuarëve të tjerë, për sa i përket Konviktit të Gjilanit

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm pas zgjerimit të aktakuzës ndaj tij dhe ndaj ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Ai të martën e 10 majit ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk e ka kryer asnjë nga krimet që pretendohen në aktakuzën e ngritur kundër tij.

Për të njëjtën deklaratë, gazetari Vehbi Kajtazi nga “Paparaci”, është deklaruar aq i sigurt saqë ka thënë se do t’ia zinte vendin e Krasniqit në Hagë.

Ai ka thënë se ka përcjellë çdo seancë të Gjykatës së Hagës, dhe se krimet e pretenduara  me të cilat ngarkohet Jakup Krasniqi, sipas Kajtazit, janë një absurditet i krijuar për të rënduar pozicionin e tij në kohën e luftës si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Secilin krim të Jakup Krasniqit e marr unë përsipër”, ka thënë ai, gjersa ka shtuar se “do të shkoja në Hagë në vend të Jakup Krasniqit. Ai nuk ka bërë krime dhe se akuza ndaj tij është absurde, sepse ai ishte vetëm një zëdhënës”.

Krimet e pretenduara në Konviktin e Gjilanit, s’kanë të bëjnë as me Jakup Krasniqin dhe me asnjërin nga të akuzuarit ka thënë Kajtazi. Ai ka theksuar se periudha është përtej mandatit të UÇK-së, pra është periudha kur në Kosovë ka administruar UNMIK dhe ishin prezent mbi ”50 mijë trupa të NATO-s”.

Safet Syla, ish-kolonel, ka thënë se pavarësisht prezencës së tij në vendet ku pretendohet të jenë kryer këto krime, nuk ka dëgjuar asgjë në lidhje me akuzat.

“Kam ngelur i habitur me këto dy aktakuza të reja”, ka thënë ai.

Në anekset e aktakuzës, pa përmendur emra, thuhet se pjesëtarët e UÇK-së i kanë shkaktuar viktimave lëndime fizike e psikike.

Asnjë nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale nuk e ka pranuar fajësinë, të gjithë, pa përjashtim, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika