Kajtazi: Edhe 13 persona do të arrestohen nga Gjykata Speciale

Kajtazi paralajmëron se 13 persona do t’i bashkangjiten të akuzuarve të tjerë, që tashmë janë në Hagë

Vehbi Kajtazi, analist

Lidhur me aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, ka reaguar edhe Vehbi Kajtazi, analist i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

Në portalin ‘Paparaci’ ka pasur një mori shkrimesh gjatë ditës së sotme, ku në mesin e shkrimeve flitej për zgjerimin e aktakuzës, prej të cilave ka pasur edhe një lajm për arrestimin e mundshëm të 13 personave që ‘së shpejti’ do të duhet të udhëtojnë për në Hagë.

Kajtazi paralajmëron se këta persona, duke mos dhënë emra, do t’i bashkëngjiten të akuzuarve të tjerë, që tashmë janë në Hagë.

”Po flitet për 13 persona, ku shumica prej tyre janë eprorë të lartë të UÇK-së, të cilët priten t’i bashkohen të akuzuarve të tjerë që janë në Hagë, e këtu po flasim për katër persona: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin’’, ka thënë Kajtazi.

Ai ndër të tjerash shtoi se ky ‘aksion’ do të ndodhë shumë shpejt, brenda këtij muaji, si dhe autoritetet e Kosovës janë në dijeni për këtë.

”Kjo pritet te ndodhë shumë shpejt, pra,  brenda këtij muaji do të ketë arrestime të 13 personave tjerë, për t’i dërguar në Hagë. Autoritet e Kosovës janë të informuar për këtë gjë, si kryeministri Albin Kurti, ashtu edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu. Autoritetet janë të informuar rreth kësaj çështjeje, jo rreth emrave apo personave, por vetëm për aksionin, pasi në fund të fundit, duhet të krijohet një rend që të mos ketë ndonjë incident apo të themi trazira”, shtoi tutje Kajtazi.

Ndërsa, sa i përket komunikimit të kryeministrit Kurti me avokatët e të akuzuarve në Hagë, ai e quajti totalisht të pakuptimtë, e sidomos përmes video-linkut, duke kujtuar se ishte kryeministri Kurti, ai që i kishte thënë Thaçit të shkojë në Hagë.

Në aktakuzë thuhet se:

”Anëtarët e UÇK-së ua hoqën lirinë së paku 12 personave pa një proces të rregullt ligjor, duke i mbajtur ata në lokacione në Budakovë dhe Semetishtë,  në periudha të ndryshme ndërmjet 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999. Më 4 korrik, një person (REDAKTUAR) po ngiste një kamionetë, kur tre burra u ndaluan nga( REDAKTUAR) dhe (REDAKTUAR), të cilët kishin veshur uniforma të zeza dhe mbanin pushkë automatike.

Një person i tretë me uniformë mbërriti dhe qëndroi përballë me një raketëhedhëse. I futën në bagazhin e automjetit dhe i dërguan në një shtëpi në Budakovë.

Të tre burrat u vendosën në një bodrum dhe pastaj u rrahën. ”Vuajtje apo lëndime të rënda mendore ose fizike”, si dhe kishin ”sulmuar dinjitetin e viktimave, duke i ndaluar në mënyrë arbitrare”.

Deri më tash, asnjë nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale nuk e ka pranuar fajësinë, të gjithë, pa përjashtim, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Zgjerohet aktakuza kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika