Kajtazi: Në makinën time është gjetur një pajisje e dyshimtë – policia është në vendin e ngjarjes
Gazetari Vehbi Kajtazi njëherit drejtor i portalit “Paparaci”, ka thënë se gjatë kontrollit të makinës në servis të makinave është zbuluar se në anën e majtë afër gomës është e vendosur një pajisje e dyshimtë. Sipas Kajtazit, policia është në vendin e ngjarjes duke i pritur njësitë e specializuara. “Sot kam sjellë veturën në servis […]
Gazetari Vehbi Kajtazi njëherit drejtor i portalit “Paparaci”, ka thënë se gjatë kontrollit të makinës në servis të makinave është zbuluar se në anën e majtë afër gomës është e vendosur një pajisje e dyshimtë.
Sipas Kajtazit, policia është në vendin e ngjarjes duke i pritur njësitë e specializuara.
“Sot kam sjellë veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afërt rrotës. Policia është në vend të ngjarjes duke pritur njësitë e specializuara. Për këtë rast është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit”, ka shkruar Kajtazi në .
Ditë më parë, Kajtazi ka thënë se po përcillet nga disa persona, që sipas tij, janë agjentë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë(AKI).















