Kajtazi: Në Serbi ende kultivohet ideologjia e gjenocidit – presin momentin që të zbrazin armatimin

"Serbia pavarësisht bombardimit 77 ditësh Serbia nuk është denazifiku, elita politike serbe, kisha ortodokse serbe, klasa intelektuale serbe e prirë nga akademia e shkencave dhe arteve serbe kultivojnë ende ideologjinë gjenocidit"

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se në Serbi ende kultivohet ideologjia e gjenocidit dhe se kështu armatimin që po e proklamojnë, presin momentin që ta zbrazin te fqinjët.

Sipas Kajtazit, Serbia nuk është “denazifikuar” edhe pas bombardimeve 77-ditore të NATO-s në 1999.

“Këtu kombinohen dy faktorë, faktori psikologjikë, serbët nuk janë denazifikuar, pjesa më e madhe e serbëve ndikohen nga ideologjia serbe e gjenocidit, dhe problemi i dytë është faktori rus që e ushqen këtë ideologji.

Serbia, pavarësisht bombardimit 77 ditësh, Serbia nuk është denazifikuar, elita politike serbe, kisha ortodokse serbe, klasa intelektuale serbe e prirë nga akademia e shkencave dhe arteve serbe kultivojnë ende ideologjinë gjenocidit dhe derisa kjo ideologji kultivohet dhe ne nuk duhet të presim që Serbia do të jetë paqësore brenda natës, e cila do të lidhë traktate për paqe e do ta qetësojë rajonin, ata janë të prirë të vazhdojnë në këto drejtime…”, ka thënë Kajtazi në “FIVE” të Dukagjinit.

Duke theksuar se rasti i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, – i cili u dhunua nga BIA serbe – shpërfaq shpirtin e Serbisë, Kajtazi ka potencuar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk përfaqëson asgjë më shumë sesa një pasardhës i Adolf Hitlerit.

“BE-ja në rastin e Snaduloviqit ka dëshmuar se nuk është ajo BE e vlerave të pasluftës së dytë botërore, është brengosës ky fakt. Ekuivalenca e këtyre që sot, pra e klasës politike serbe është tipike ekuivalenca sikur izraelitët të kishin hyrë në bisedime me nazistët mbas luftës, pra Vuçiqi nuk përfaqëson asgjë më pak as më shumë jashtë një pasardhësi të Hitelerit”, ka thënë Kajtazi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika