“Nga zhvillimet në ditën e dytë në Hagë, jam i bindur se në fund fitojnë ata që e duan UÇK-në dhe Thaçin”, kështu ka thënë analisti Vehbi Kajtazi.

Kajtazi ka thënë se shoqëria kosovare është ndarë sa i përket procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas analistit Kajtazi, në ditën e parë të gjykimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, “kishin shpërthyer ata që e urrejnë UÇK-në dhe Thaçin”.

Por, më tej ai ka theksuar se “sot, kanë shpërthyer ata që duan UÇK-në dhe Thaçin”.