Kajtazi për armatimin e FSK-së: OMTAS është armë e mirë, por pse jo Javelini?

Pajisja e FSK-së me sistemin raketor antitank OMTAS ka hapur debat për zgjedhjet strategjike në fushën e armatimit. Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ka vlerësuar kapacitetet taktike të këtij sistemi, por njëkohësisht ka ngritur dilema pse është zgjedhur OMTAS dhe jo sistemi amerikan Javelin, duke theksuar rëndësinë e vendimmarrjes strategjike në raport me sfidat e sigurisë

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ka folur në emisionin FIVE në RTV Dukagjini lidhur me pajisjen e Forcat e Sigurisë së Kosovës me sistemin raketor antitank OMTAS, duke sqaruar aspektet ligjore dhe duke shprehur shqetësime për zgjedhjen e këtij sistemi.

Kajtazi tha se sipas Dokumentit të Vjenës të OSBE, shtetet anëtare janë të obliguara të deklarojnë nomenklaturën e armatimit që posedojnë, por se ky obligim nuk vlen për Kosovën, pasi ajo nuk është pjesë e kësaj organizate.

“Ta paraqesin në tri dimensione atë që e blejnë: sasinë, përdorimin taktik dhe planet e përdorimit. Këto gjëra janë të mbyllura, mirëpo se çfarë posedon një ushtri, të gjitha shtetet anëtare të OSBE-së janë të obliguara ta deklarojnë. Sekret mbeten planet operacionale dhe planet e luftës – stërvitja, planet e mobilizimit, komanda, ato janë anë sekrete”, ka deklaruar Kajtazi.

Megjithatë, ai ka ngritur pikëpyetje për zgjedhjen e sistemit të armatimit, duke theksuar se e shqetëson fakti pse është zgjedhur sistemi turk dhe jo FGM-148 Javelin.

“Pse është sistemi turk e nuk është Javelini? Kjo për mua është shqetësuese për arsye se kjo është një armë e mirë, është armë taktike e vijës së parë, mirëpo ne shqiptarët në raport me serbët betejat i kemi fituar çdo herë, luftërat i kemi humbur. Të vetmen luftë që e kemi fituar në nivel strategjik ka qenë lufta e fundit, edhe pse e kemi humbur në nivele taktike”, ka thënë Kajtazi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika