Kajtazi: Shoqëria jonë nuk dëshiron ta njohë çlirimin e Kosovës si meritë të UÇK-së

Vehbi Kajtazi, e ka konsideruar si një gabim trashanik të Qeverisë miratimin e projektligjit për pagën miminale, pasi kjo pagë nuk e prek pagën e institucioneve shtetërore, por të atyre private sepse nuk ka pagë minimale me 170 euro. Ai shton se shtetin do ta kishte prekur nëse të hyrat e veteranëve të luftës do ta mbërrinin nivelin e pagës minimale

Vehbi Kajtazi, analist

Analisti, Vehbi Kajtazi sa i përket çështjes së miratimit të projektligjit për pagën miminale nga Qeveria e ka konsideruar si një gabim trashanik dhe fatal lidhur me të ardhurat, pensionet, shtesat apo sido që quhen për veteranët e Kosovës.

Ai për këtë çështje ka bërë një llogaritje të vogël, ku sipas tij, pagën të cilën e ka votuar të martën Kuvendi, nuk e prek pagën e institucioneve shtetërore, por të atyre private.

‘’Për një vit, buxhetit të Kosovës për t’u barazuar me pagën minimale do t’i kushtonte 20 milionë euro në vit. Paga minimale për të cilën ka votuar sot Kuvendi nuk e prek pagën e institucioneve shtetërore sepse nuk ka pagë 170 euro që e jep shteti, por kjo prek sektorin privat’’, ka thënë Kajtazi, i ftuar në emisionin ‘’Debat Plus’’ me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ai shton se shtetin do ta kishte prekur nëse të hyrat e veteranëve të luftës do ta mbërrinin nivelin e pagës minimale.

‘’Shtetin do ta kishte prekur nëse të hyrat e veteranëve të luftës e kishin mbërritur nivelin e pagës minimale dhe shuma e kësaj llogaritjeje të thjeshtë të cilën se kam bërë unë, por dikush tjetër arrin në 20 milionë euro, pra buxhetit të shtetit do t’i kushtonte 20 milionë euro’’, ka thënë Kajtazi.

Sipas analistit, i cili përmend edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, duke e vlerësuar si më të mençurin e vendit, pasi ky i fundit veten e tij e kishte cilësuar ashtu, ai e citon duke thënë se Bislimi ka deklaruar se me shtrejtimin e naftës shteti ka mbledhur 15 milionë euro.

‘’Sot e dëgjuam zevëndëskryeministrin Besnik Bislimin, margaritarin, njeriun më të mençur me IQ më të lartë, pasi Bislimi vetë e ka cilësuar veten kështu, i cili ka thënë se nuk e ulim akcizën sepse nga shtrenjtimi i naftës deri tash shteti i ka mbledhur 15 milionë euro. Pra, vetëm me shtrenjtimin e naftës shteti do të mund t’i paguante veteranët, nuk do t’iu duhej më shumë’’, shtoi ndër të tjerash Kajtazi.

Vehbi Kajtazi, analist

Ndërkaq, Kajtazi përmend edhe vendimin e Qeverisë më herët në rastin e shpërndarjes së 100 eurove qytetarëve si ndihmë shtesë, ku nga krejt kjo, vlera totale pati mbërritur diku 100 milionë euro, e sipas tij, për 5 vjet veteranët e luftës nuk do t’i kushtonin Qeverisë kundrejt asaj që Qeveria kishte ndarë për ndihma shtesë.

Kajtazi përkujton se para dy ditësh ka qenë përvjetori i çlirimit të Kosovës e cila njihet si dita e paqes, e shoqëria jonë nuk dëshiron ta njohë çlirimin e Kosovës si kontribuut të UÇK-së.

‘’Para dy ditësh kemi pasur përvjetorin e çlirimit të Kosovës, e cila njihet si dita e paqes e shoqëria jonë nuk dëshiron ta njohë çlirimin e Kosovës si kontribuut të UÇK-së dhe në kuadër të kësaj është edhe refuzimi për rritjen e një sociali në 270 euro, për 100 euro më shumë’’, ka thënë analisti.

Kajtazi shton se është gabim i madh mos t’iu shtohen 100 euro disa njerëzve, që para 23-24 vjetëve kanë qenë të gatshëm të vdesin, e në ditët e sotme shoqëria jonë bën kalkulime buxhetore.

Sipas tij, po flitet për dy kategori si ajo e buxhetit të shtetit dhe buxhetit privat të ndërmarrësve, e ky projektligj, i cili është miratuar sot në asnjë moment nuk e prek buxhetin e shtetit sepse nuk ka pagë minimale me 170 euro.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika