Gazetari Hulumtues, Vehbi Kajatazi, ka reaguar duke vlerësuar se çfarë përbën skandal dhe çka jo në rastin e stilisti Valdrin Sahit, i cili u kap me drogë në një aeroport të Turqisë.

Sipas Kajtazit, skandal është pajisja e Sahitit me pasaportë diplomatike.

“Kurrfarë skandali nuk përbën kapja e Valdrin Sahitit me drogë në një aeroport të Turqisë, [por] skandal përbën se këtë pasaportë ia ka dhuruar presidentja”, ka shkruar në Facebook ai.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të gazetarit hulumtues, Vehbi Kajtazit.

Kurrfarë skandali nuk përbën kapja e Valdrin Sahitit me drogë në një aeroport të Turqisë.

Skandal përbën pajisja e tij me pasaportë diplomatike.

Skandal përbën se këtë pasaportë ia ka dhuruar presidentja.

Skandal përbën fakti që ky stilist e vesh presidenten pa u sqaruar kurrë se me çfarë kontrate, me çfarë vlerë, me çfarë kompensimi.

Unë jam gazetar, prandaj nuk rrej.