Kalaja: Agjërimi nuk është të rrish pa ngrëne e pa pirë, por të jesh më shumë njeri

Imami Ahmed Kalaja ka folur për rëndësinë e kuptimit të thellë dhe shpirtëror të adhurimeve, duke i lidhur ato me përmirësimin e karakterit dhe sjelljes së individëve.

Sipas tij, agjërimi dhe namazi nuk janë thjesht praktika fizike, por kanë një domethënie më të thellë shpirtërore.

Në këtë linjë, Kalaja theksoi se një namaz që nuk sjell efektin e duhur, siç përmendet në Kuran, do të thotë se ai nuk është i vërtetë.

“Nuk duhet vetëm vizualisht gjëja. Duhet kuptuar shpirtërisht, duhet ndjerë. Një adhurim i ndjere me shpirt, jep edhe efekte në jetë. Një adhurim që bëhet robotik, që është kthyer në traditë tashmë, ai nuk jep efekt. Po ta shohësh në Kuran kur flet Zoti për namazin, thotë namazi i vërtetë ndalon çdo gjë të fëlliqur dhe e shëmtuar. Atëherë si ka mundësi të jesh një besimtar që falesh dhe bën gjëra jo të mira. Do të thotë se namazi te ky njeri nuk e ka dhënë atë efektin, që duhet të jap”, ka thënë Kalaja në Debat Plus.

Po ashtu, Kalaja theksoi se agjërimi nuk është thjesht abstinencë nga ushqimi dhe pijet, por një mundësi për të qenë më të ndjeshëm, për të reflektuar mbi veprimet dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Ai theksoi se një besimtar që vazhdon të bëjë veprime të këqija gjatë agjërimit nuk ka kuptuar thelbin e kësaj praktike.

“Si ka mundësi të gjesh një njeri që agjëron, por ndërkohë mashtron në tregti. Ose s’i flet vëllait të vet. Kjo do të thotë se ky agjërimit nuk e ka kuptuar akoma. Agjërimi nuk është të rrish vetëm pa ngrenë e pa pirë. Nuk është kjo filozofia e agjërimit. Filozofia e agjërimit është të jesh më shumë njeri, të jesh më shumë i ndjeshëm, të reflektosh më shpejt”, ka shtuar Kalaja.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika