Kali nxirret i gjallë pas 21 ditësh nën rrënoja në Turqi
Më 9 shkurt të vitit 2023 shtetin e Turqisë e kishte goditur një tërmet shkatërrues duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima e duke lënë qindra mijëra të tjerë të lënduar. Por shumë njerëz u shpëtuan nga rrënojat në ditët e para pas tërmetit. Por edhe pas 21 ditësh, një kali është nxjerrë i gjallë nga […]
Më 9 shkurt të vitit 2023 shtetin e Turqisë e kishte goditur një tërmet shkatërrues duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima e duke lënë qindra mijëra të tjerë të lënduar.
Por shumë njerëz u shpëtuan nga rrënojat në ditët e para pas tërmetit. Por edhe pas 21 ditësh, një kali është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.
Kali u gjet nga punonjësit e shpëtimit që po pastronin mbeturinat në qytetin e Adiyaman të hënën dhe është bashkuar me pronarin e tij pas ekzaminimeve veterinare.
Amazing amazing amazing
In Adiyaman, a horse found alive in the rubble of a building 21 days after the earthquake was rescued by the teams👏👏👏#earthquake #horse #turkey #adiyaman pic.twitter.com/XSFAQjbKYX
— Tansu YEĞEN (@TansuYegen) February 27, 2023
Sipas raportimeve, kali ishte bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur që nga tërmeti që goditi më 9 shkurt Turqinë dhe arriti të mbijetojë pa ushqim dhe ujë për 21 ditë.















