Kallas: Kandidati për përfaqësues të lartë në Bosnje duhet të ndihmojë në afrimin e vendit me BE-në

Këshilli i Punëve të Jashtme i Bashkimit Evropian (BE) diskutoi të hënën gjatë një takimi për Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti Bosnje e Hercegovinën dhe çështjen e zgjedhjes së përfaqësuesit të ri të lartë në vend.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, njoftoi ministrat e Jashtëm rreth vizitës së saj në Bosnje e Hercegovinë më 2 korrik, si dhe rreth përparimit drejt emërimit të një përfaqësuesi të ri të lartë.

“Jemi të vendosur ta kemi një kandidat evropian që mund të ndihmojë në afrimin e vendit me Bashkimin Evropian. Në fund të fundit, suksesi i përfaqësuesit të lartë do të matet nga dita kur ky pozicion nuk do të jetë më i nevojshëm”, tha Kalas pas takimit të ministrave.

Ajo nuk dha hollësi të mëtejshme rreth përmbajtjes së bisedimeve për Bosnje e Hercegovinën.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, tha se përfaqësuesi i ri i lartë duhet të jetë një njeri që e njeh mirë gjendjen në rajon.

Ai vlerësoi se kandidati duhet të ketë njohuri, ekspertizë dhe aftësi dialogu, si dhe të jetë i vetëdijshëm për rolin e tij, pasi, siç tha ai, përfaqësuesi i lartë është garantuesi i zgjidhjeve dhe vendimeve që kontribuojnë në funksionalitetin e Bosnje e Hercegovinës.

“Kur roli i tij të mbarojë dhe kushtet të përmbushen, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë do të mbyllet. Bashkimi Evropian dëshiron një Bosnje e Hercegovinë në të cilën udhëheqësit politikë vendas do të marrin vendimet e tyre. Sot kemi një situatë sui generis në të cilën përfaqësuesi i lartë ka marrë vendime në vend të udhëheqësve politikë për 30 vjet”, vlerësoi Radman.

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë e ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe të sigurojë që institucionet shtetërore funksionojnë sipas saj.

Atë e emëron Bordi Drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), ndërsa, më pas, ai konfirmohet edhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

PIC nuk arriti marrëveshje në mbledhjen e 30 qershorit, ndërsa synimi është që emërimi të bëhet deri më 14 korrik.

Procesi po zhvillohet mes mospajtimeve ndërmjet SHBA-së dhe BE-së për kandidatin dhe të ardhmen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnje e Hercegovinë.

Deri në arritjen e një marrëveshjeje, PIC ka emëruar diplomatin amerikan, Louis Chrishock, si përfaqësues të përkohshëm të lartë.

Gjatë vizitës në Sarajevë në fillim të korrikut, Kallas tha se BE-ja po punon për të propozuar një kandidat dhe theksoi se stabiliteti, sovraniteti dhe integriteti territorial i Bosnje e Hercegovinës kanë rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian.

Bordi Drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) është mbledhur dy herë gjatë qershorit në përpjekje për të zgjedhur pasuesin e Schmidtit, por nuk ka arritur konsensus.

Shtetet e Bashkuara mbështesin diplomatin italian, Antonio Zanardi Landi, ndërsa disa vende të Bashkimit Evropian favorizojnë diplomatin francez, Rene Trocaz.

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se vazhdon të punojë për arritjen e një konsensusi rreth kandidatit italian, duke theksuar mbështetjen për integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe Marrëveshjen e Dejtonit.

Uashingtoni, njëkohësisht, ka thënë se pret që vendet evropiane të arrijnë së shpejti pajtim për emërimin e përfaqësuesit të ri të lartë./REL

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika