Kallas kërkon riangazhim urgjent në dialogun Kosovë–Serbi
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për riangazhim urgjent në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky proces është i domosdoshëm për rrugën evropiane të të dyja vendeve. Gjatë vizitës së saj zyrtare në rajon, Kallas ka thënë se dialogu mes Prishtinës […]
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për riangazhim urgjent në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky proces është i domosdoshëm për rrugën evropiane të të dyja vendeve.
Gjatë vizitës së saj zyrtare në rajon, Kallas ka thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është çelësi për përparimin drejt anëtarësimit në BE.
Ajo këtë të enjte do të jetë në Kosovë, ku do të takojë përfqësues të partive politike.
“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.















