Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në festimet për Ditën e Fitores në Moskë, ku ai pritet të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjatë një konference për shtyp me ministrin e jashtëm të Polonisë, Radoslaw Sikorski, Kallas e quajti të papranueshme një gjest të tillë në kohën kur Rusia po zhvillon një luftë të përgjakshme në Ukrainë.

Kallas theksoi se kjo vizitë nuk po kalon pa u vërejtur nga shtetet anëtare të bllokut.

“Epo, nga njëra anë pozitive, ushtria serbe nuk po merr pjesë në paradë. Dua të them, kjo do të kishte qenë një hap tjetër. Por, sigurisht, kjo mbetet në ndërgjegjen e të gjithë atyre që po shkojnë, realisht, krah për krah me Putinin, i cili po zhvillon një luftë tani. Jo në të kaluarën, por tani. Lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore…”, ka thënë Kallas.

https://twitter.com/kajakallas/status/1920480113688244673