Kallas nga Tirana: Presim normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka theksuar pritjet e Bashkimit Evropian për përparim në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Kallas deklaroi se BE-ja pret që të ndodhë një normalizim i marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesit e ri për dialogun Kosovë-Serbi, presim normalizim të marrëdhënieve, sigurisht”, u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, Kallas komentoi gjithashtu progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke e vlerësuar pozitivisht rrugën e reformave që po ndërmerr vendi. Ajo theksoi se zgjerimi i BE-së duhet të ndodhë dhe se Shqipëria po tregon përkushtim në përmbushjen e kushteve.

“Mendoj se Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer kur vjen fjala për reforma. Ato që janë të nevojshme. E po kështu dhe për ne është… duhet bërë reformat për ligjin, perspektivën, e kështu me radhë, por ka një moment politik që të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë”, ka thënë Kallas.

Sa i përket konfliktit në Ukrainë, Kallas theksoi rëndësinë e unitetit ndërkombëtar për të ndërprerë burimet që e ushqejnë luftën dhe vlerësoi përpjekjet për paqe që po zhvillohen në Turqi, ku përfshihet edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë drejtim duhet të jemi të gjithë të bashkuar, sepse shohim qartësisht që Rusia nuk do paqe.

Mendoj që është një propozim shumë i mirë (bisedimet e paqes në Turqi), sigurisht që ka procedura të tjera është e rëndësishme si mesazh, që amerikanët janë sepse për t’u ushtruar trysni Rusisë, kemi dhe ne mjete, kanë dhe amerikanet mjete”, ka shtuar kryediplomatja evropiane.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika