Kallas nga veriu: Dëshiroj të shoh me sytë e mi çfarë po ndodh në terren, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjatë një vizite në Mitrovicën e Veriut, theksoi rëndësinë e pranisë së saj në këtë pjesë të vendit për të kuptuar më mirë situatën reale në terren, përtej narrativave të ndryshme që qarkullojnë. Kallas bëri të ditur se vizita përfshinte ndalesa në institucione kyçe si […]
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjatë një vizite në Mitrovicën e Veriut, theksoi rëndësinë e pranisë së saj në këtë pjesë të vendit për të kuptuar më mirë situatën reale në terren, përtej narrativave të ndryshme që qarkullojnë.
Kallas bëri të ditur se vizita përfshinte ndalesa në institucione kyçe si gjykata, e cila sipas saj është funksionale, por ende në pritje të kthimit të gjyqtarëve serbë. Gjithashtu, u takua me përfaqësues të institucioneve arsimore dhe me qytetarë lokalë për të kuptuar përvojat dhe shqetësimet e tyre.
“Është e rëndësishme që jam këtu në veri të Kosovës, pasi që ka narrativa të ndryshme dhe të jemi dëshmitarë të asaj që po ndodh në terren dhe çka thonë njerëzit. Po, isha në Gjykatë dhe gjykata po funksionon dhe po presin kthimin e gjyqtarëve serb. Gjithashtu u takova me përfaqësues të shkollave për të kuptuar situatën dhe të flas me popullin, dhe të shoh me sytë e mi se çka po ndodh. Po lëvizim përreth, fola me KFOR-in, EULEX-in, për atë se çka shohin në terren dhe mendoj se kjo është informatë shumë e rëndësishme për mua.
E shohim se njëra palë me thotë diçka, tjetra palë me thotë diçka tjetër. Por forcat ndërkombëtare që janë këtu, japin një pasqyrë adekuate dhe është e rëndësishme të flasim edhe me njerëzit në terren për të parë se çka mund të bëjmë më shumë, në mënyrë që e ardhmja të jetë e begatë dhe e sigurt për të gjithë në Kosovë”, ka thënë Kallas.















