Kallas viziton Kosovën, pritet të takohet me përfaqësues politikë e shoqërinë civile
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, po zhvillon vizitën e saj të dytë në Ballkanin Perëndimor që prej marrjes së detyrës si kryediplomate e BE-së. Gjatë kësaj vizite tre-ditore, Kallas do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të qëndrimit të saj në […]
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, po zhvillon vizitën e saj të dytë në Ballkanin Perëndimor që prej marrjes së detyrës si kryediplomate e BE-së.
Gjatë kësaj vizite tre-ditore, Kallas do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të qëndrimit të saj në Kosovë, ajo do të takohet me përfaqësues të partive politike si dhe me organizata të shoqërisë civile.
Ajo gjithashtu do të mbajë një konferencë për shtyp më 22 maj në orën 15:45 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë.
“Në Kosovë, Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.
Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës më 22 maj në orën 15:45, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në EBS. Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet gjithashtu me Komandantin e KFOR-it Enrico Barduani”, thuhet në njoftim.















