Kallas: Zgjedhjet në Kosovë “bllokuan” dialogun me Serbinë, Konjufca i vë fajin Beogradit

Zgjedhjet e përsëritura në Kosovë kanë shtyrë dialogun me Serbisë, sipas përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Ndërkohë, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, tha se kjo nuk u bë për faj të Kosovës, derisa i lë faj Serbisë për goditje në mirëbesim

Zgjedhjet e përsëritura në Kosovë po shkaktojnë ngecje edhe në çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka thënë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, teksa shton se për takim ka edhe pëlqim të kryeministrit në detyrë i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ne, në fakt, kishim planifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës – dialog politik në nivel të lartë. Kishim pëlqimin e të dy liderëve – nga Kosova dhe nga Serbia – por tani po afrohen sërish zgjedhjet në Kosovë, gjë që natyrisht e shtyn procesin. Unë, megjithatë, po punoj veç e veç me të dyja palët që të mund të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi”, ka thënë Kaja Kallas – Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Në anën tjetër, nga Kosova po vlerësohet se ngecja nuk duhet parë si përgjegjësi e tyre.

Nga Brukseli, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca tha se proceset zgjedhore janë pjesë e funksionimit demokratik të shtetit.

 “Kjo nuk është me fajin tonë. Edhe zgjedhjet në Kosovë duhet t’i kuptojnë nga një aspekt i demokracisë, edhe i kapaciteteve tona shtetërore që kanë kërkuar kohë të gjatë të ndërtohen, ashtu që sistemi politik dhe demokracia të mund t’i absorbojë edhe krizat politike. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo Kosovën e ngadalëson sepse bëhet edhe një dëm sa i përket sekuencimit të implementimit të planit të rritjes që e ka Kosova. Ne e kemi miratuar por në mënyrën se si do të zbatohet dhe obligimet financiare që BE-ja i zbaton në kuadër të këtij plani, ky plan dëmtohet”, ka thënë Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme.

Megjithkëtë, Konjufca tha se sfida më e madhe në dialog, mbetet mungesa e besimit ndaj Serbisë.

“Sulmet e tilla si ai i Banjskes dhe sulmet në kanalin e Iber-Lepencit, të gjitha tregojnë se involvimi i Serbisë në këto dy sulme është i drejtpërdrejtë. Relacionet që i kanë pasur këto grupe me institucionet e Serbisë është i drejtpërdrejtë. Prandaj si mund të ulemi ne me një palë e cila derisa ne ulemi në tavolinën e dialogut, ata prapa shpinës organizojnë aksione të cilat e godasin Kosovën në integritetin territorial dhe sovranitetin e saj”, ka thënë Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme.

Ndërkohë, nga Brukseli për media u deklarua edhe komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila pranoi se Kosova nuk ka marrë fonde evropiane që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika