Kallëzim penal për rastin “Xhorxh Bush”, dorëhiqet drejtori i inspektoratit kulturor

Komuna e Prishtinës ka ngritur një kallëzim penal ndaj një inspektori të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me pretendimet se i njëjti ka shkelur detyrën zyrtare të tij pas ndërprerjes së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”. Krahas kësaj, MKRS nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje. Kjo nga ana e komunës por edhe nga organizatat monitoruese cilësohet si neglizhencë ndaj procesit.

Kanë kaluar mbi 15 ditë që kur Komuna e Prishtinës ka bërë kërkesë për vazhdimin e punimeve të ndërprera në sheshin “Xhorxh Bush”.

Por ndonëse parashihet me ligj që institucionet qendrore t’iu përgjigjen kërkesave të komunave brenda afatit prej 15 ditësh pune, Ministria e Kulturës nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Për këtë dhe pretendimet për bllokim të projektit, komuna një ditë më parë ka ngritur kallëzim penal.

“Pas një heshtjeje administrative nga kërkesa për lejimin e vazhdimit të punimeve në “Xhorxh Bush” por edhe në formën e ndërhyrjes nga inspektori në fjalë, i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare të tij në formën se si ka ndalur punimet duke i shkaktuar dëm pasuror juridik-financiar komunës. Nuk ka pasur njoftim, as vendim dhe as përgjigje për kërkesën tonë tash e 17 ditë”, ka thënë Donat Lushaku, zëdhënës i komunës.

Pas kallëzimit penal të ngritur, dorëheqje ka ofruar Drejtori i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, Imer Hakaj, duke thënë se e bën këtë shkaku i mosndërmarrjes së veprimeve me kohë.  

I njëjti ka qenë i paqasshëm për Dukagjinin ndërsa, këtë nga komuna e kanë vlerësuar si dorëheqje morale.

Dërgimi me vonesë i kërkesës së komunës për nisje të punimeve, sipas Institutin për Qeverisje Lokale nuk arsyetohet, por të drejt ky institut nuk i jep MKRS-së.

“Konsideroj që kthimi i përgjigjes brenda afateve ligjore jo domosdoshmërisht Ministritë e kanë për obligim që brenda afateve të japin interpretim përfundimtar mirëpo e kanë për obligim që së paku një përgjigje ta kthejnë për të treguar që procesi do zgjasë. Nëse kalon në heshtje, është papërgjegjësi nga institucioni”, ka thënë Radri Rrmoku.

E barrën e kësaj situate, sipas Rrmokut, do ta bartin vet qytetarët.

“Dëmi kryesor ose kush pëson më së shumti nga këto neglizhenca e mungesa komunikimesh janë qytetarët e vendit. Të njëjtën kohë kjo ka dëme në vonesa të realizimit të projekteve e sidomos në raste si ky kur komuna veçse ka nënshkru me operatorin. Ka për të pasur efekt financiar në buxhetin e komunës”, ka shtuar Rrmoku.

Televizioni është interesuar që të marrë përgjigje nga Ministria e Kulturës rreth mosrespektimit të afatit ligjor, aprovimin ose jo të dorëheqjes së Hakajt dhe se çka do të ndodhë me “Xhorxh Bush”-in, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

Punimet në këtë shesh u ndërprenë nga Inspektorati i Ministrisë së Kulturës me arsyetimin se për to komuna nuk kishte bërë kërkesë me kohë, marrë parasysh se janë planifikuar ndërhyrje pranë objekteve që janë pjesë e listës së trashëgimisë kulturore.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika